Gjermani-Spanjë, i futuri në fushë një italian
08/07/2010 12:00
Ka edhe pak Itali në gjysmëfinalen e botërorit Gjermani-Spanjë. Gjatë minutave të para të garës, një i ri ka hyrë në fushë i veshur me një bluzë me një “S” të Superman dhe një shprehje pro-Cassano.
Në dorë mbante një vuvuzelë.
I gatshëm u gjend personeli i sigurisë që ka arritur ta bllokojë.
Protagonisti është Mario Ferri, një i ri italian që në nëntor të 2009-ës ndërpreu miqësoren Itali-Holandë në Pescara.
Top Channel