Francë, kryhet transplanti i plotë i fytyrës
08/07/2010 17:45
Në spitalin francez të Henri-Mondor të Creteil është kryer një transplant i plotë fytyre, ashtu si pak kohë më parë në Spanjë.
Operacioni i drejtuar nga kirurgu Lantieri ka përfunduar me sukses dhe sipas të dhënave, u krye në fytyrën e një burri 35 vjecar në fund të muajit qershor. Ai vuante nga sindroma Von Recklinghausen, një sëmundje e rralle gjenetike që i kishte deformuar fytyrën.
“Jemi të vetmit që kemi bërë një transplant të plotë të fytyrës bashkë me sistemin e lotëve”, thekson Lantieri, një prej ekspertëve me të mirë në botë për transplantet e fytyrës.
Top Channel