Aktivisti i lëvizjes demokratike, Ilir Demaliaj e ka cilësuar lëvizjen e 2 Korrikut si një moment të bukur dhe të trishtueshëm të jetës së tij.
“Nga ky trishtim dola kur hymë në ujërat ndërkombëtare dhe ishte një horizont i pafund. Data 2 Korrik është marrë si një datë e shkëputur nga gjithë ajo lëvizje që ndodhi edhe në Kosovë. Nuk kishte ndonjë organizim”, shprehet Demaliaj.
Sipas tij, lëvizja e ambasadave nuk mund të kuptohet jashtë gjithë llogjikës së lëvizjeve në Europën Lindore. “Filluan dëmonstratat në Kavajë, Shkodër, Tiranë, revolta sporadike nëpër stadiume, të gjitha këto ishin akumuluar. Të gjithë që e marrin si lëvizje vetëm në 2 Korrik bëjnë një gabim shumë të madh sepse hyrjet kanë filluar që në qershor”, shton aktivisti i vitit 1990.
Top Channel