Dekretet, Kuvendi kalon Bicin, rrëzon Comon

08/07/2010 18:25

Kuvendi ka miratuar në seancën e pasdites së sotme, vetëm me votat e mazhorancës, kandidaturën e Mehdi Bicit për gjyqtar në Gjykatën e Lartë.

Bici u votua me 71 vota pro, pas sinjaleve pozitive të dhëna që në seancën e zhvilluar pak ditë më parë në Komisionin e Ligjeve.

Ndërkohë, mazhoranca ka rrëzuar me 64 vota kundër 4 pro dhe tre abstenim kandidaturën e Sokol Comos, i dekretuar nga presidenti Bamir Topi për në instancën më të lartë gjyqësore.

Të katër deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, përfshirë edhe numrin dy të qeverisë, Ilir Meta votuan pro kandidaturës së Comos, duke shprehur kështu një pikëpamje të kundërt me atë të Partisë Demokratike.

Ndërsa deputetët e tjerë të mazhorancës që abstenuan ishin Shpëtim Idrizi, Dashamir Tahiri dhe Paulin Stërkaj.

Nga ana e saj, opozita socialiste braktisi seancën pasi e cilësoi si një farsë politike procesin e votimit të kandidaturave.

Deputeti Fatmir Xhafaj deklaroi para votimit se, mazhoranca, me forcën e kartonave po mundohet të vendosë arbitrat e saj në Gjykatën e Lartë.

Më tej, Parlamenti miratoi gjithashtu me 71 vota pro ligjin për inspektimin financiar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA