Berisha: Industria, rritjen më të madhe
08/07/2010 17:55
Kryeministri Sali Berisha, në seancën parlamentare që po mbahet në këto momente, ka hedhur poshtë akuzat e opozitës për gjëndjen e ekonomisë në vend.
Duke iu kundërpërgjigjur PS-së, Berisha e ka vënë theksin tek industria, eksportet dhe të ardhurat, të cilat sipas tij janë rritur ndjeshëm.
“Këto 6 muaj industria shqiptare ka pësuar ngritjen më të madhe të saj. Lërini mashtrimet, ju keni statistikat. Janë rritur eksportet me 39 miliardë leke, ndërsa të ardhurat kanë qenë 151 miliardë. Monopolet nuk ekzistojnë më”, ka pohuar Berisha.
Top Channel