Turistët ngatërrojnë Miranda Kerr me Katie Holmes

06/07/2010 14:50

Modelja e Victoria’s Secret Miranda Kerr, e cila së shpejti do të martohet me Orlando Bloom, po pozonte për një shërbim fotografik ne Hollywood, kur një autobus me turistë iu afrua.

Disa persona nisën menjëherë t’i bënin foto dhe top modelja ishte shumë e lumtur që të pozonte bashkë me ta.

Por shumë shpejt ajo kuptoi se ata e kishin ngatërruar me Katie Holmes.

Megjithëse të pranishmit nuk e kuptuan se ishte Miranda dhe jo Katie, zonjusha Kerr nuk u mërzit aspak dhe nuk e ndali asnjë cast buzëqeshjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA