Tabarez: Nuk jemi surprizë, synojmë finalen

06/07/2010 15:40

Pavarësisht problemeve me topin Jabulani apo vuvuzelat në stadiume, ky botëror do mbahet mend për triumfin e trajnerëve jo shumë të vlerësuar.

Një prej tyre është tekniku i Uruguajit, Oscar Tabarez, skuadra e të cilit do ndeshet sot në mbremje me Holandën. Ai do ketë përballë teknikun Van Marwijk, të cilit i jep një mesazh të qartë.

“Ka qënë botërori i surprizave dhe besoj se do vazhdojë të jetë i tillë. Ne vazhdojmë të shënojmë. Shumë pak besonin se ne do dilnim nga grupi dhe Holanda do mundte Brazilin por ky është futbolli. Boterori nuk kurorëzon skuadrën më të fortë në letër por kush është më e vendosur në këtë turne”, thekson Tabarez.

Më tej, tekniku amerikano-latin flet edhe për kundërshtarët. “Holanda ka pasur përherë lojtarë të mëdhenj. Ata sulmojnë gjithmonë por tani kanë edhe një mbrojtje të mirë. Nëse do shikonim potencialet nuk duhej të zbrisnim as në fushë sepse Holanda ka më shumë talente. Duhet të luajmë një ndeshje perfekte”, shton ai.

Tabarez nuk harron të komentojë edhe lumturinë që ka ngjallur edhe në vendin e tij arritja e Uruguajit në gjysmëfinale. “Jemi në një festë të paftuar dhe të qëndrojmë apo të ikim varet nga ne. Miliona njerëz na ndjekin. Kjo është një kënaqësi dhe një sfidë. Jemi nënvleftësuar por nuk do ishim këtu nëse nuk do kishim shënuar rregullisht”, shton Tabarez.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA