Prince: Interneti është jashtë mode

06/07/2010 17:35

“Besoj në zbulimin e mënyrave të reja të shpërndarjes së muzikës sime, por interneti ka mbaruar përfundimisht”. Kështu është shprehur Prince në një intervistë për “Daily Mirror”.

Këngëtari përjashton mundësinë të shesë online albumin e tij të ri “20Ten”.

“Nuk shoh asnjë arsye përse duhet të japë muzikën time për iTunes apo ndonjë tjetër. Nuk më paguajnë paraprakisht dhe pastaj zemërohen përse nuk mund ta kenë”, shprehet ai.

“Interneti është si MTV-ja. Në një farë periudhe ishte në modë dhe papritur nuk është më”, theksoi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA