Oktapodi Paul zgjedh Spanjën…
06/07/2010 15:00
Protagonisti i këtij botërori, oktapodi Paul ka zgjedhur edhe këtë herë, duke alarmuar gjermanët dhe kombëtaren e tyre.
100 % i saktë ka rezultuar Paul në të gjitha ndeshjet e Gjermanisë dhe këtë herë ai ka preferuar të ushqehet në vazon me flamurin spanjoll. Duhet theksuar se Paul ka arritur të gjejë edhe humbjen e Gjermanisë ndaj Serbisë.
Ndërkohë tifozët po kryqëzojnë gishtat duke shpresuar që oktapodi të ketë gabuar.
Top Channel