Ndryshon plani i huamarrjes

06/07/2010 08:25

Ministria e Financave ndryshon planin e huamarrjes, nisur nga disa faktorë të brendshëm.

Në kalendarin e ankandeve të bonove, ishte parashikuar emetimi i letrës me afat 12-mujor, 11.6 miliardë lekë, por papritur Financat kanë rritur kërkesën me 3 miliardë lekë të tjera, duke e çuar në 14.6 miliardë lekë.

Sipas ministrisë, shuma e rritur nuk prek kufirin total, pasi ka qenë e planifikuar për t’u marrë në muajin gusht, por për arsye që lidhen me shtyrjen e eurobondit dhe shmangien e presionit të bankave tek interesat, u pa e arsyeshme ndryshimi i kalendarit.

“Huamarrja nuk është rritur me 3 miliardë lekë, në fakt nuk është rritur aspak. Shifra e emetimit në kalendarin e fundit të botuar në faqen zyrtare është e barabartë me shifrën e maturimit për muajin korrik, pra huamarrja neto është 0. Ne e patëm ndryshuar strukturën e ankandeve fillimisht duke e zvogëluar me 3 miliardë shifrën për korrikun, për t’ia shtuar këtë shifër gushtit, por më pas hoqëm dorë nga ky plan”, sqarojnë burime të sigurta të ministrisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA