Lady Gaga: Ia kam dalë e vetme

06/07/2010 15:00

Lady Gaga për të arritur suksesin ka bërë sakrifica të mëdha pa rënduar asnjëherë ekonomikisht prindërit e saj. Pohimi është bërë nga vetë këngëtarja në një intervistë për “Daily Mail”.

Për të çarë në fushën e muzikës, Lady Gaga, në atë kohë Stefani Joanne Angleina Germanotta, ka bërë sakrifica të mëdha duke bërë punë të shumta me kohë të pjesshme.

“Kur vendosa se duhet të isha një muzikante, e dija se bëhëj fjalë për një rrugë që duhet ta përballoja e vetme”, është shprehur këngëtarja.

“Nuk ishte ajo që prindërit dëshironin për mua, por kanë mbështetur gjithnjë dëshirat e mia”, deklaroi ajo, duke shpjeguar se kishte ikur nga shtëpia shumë shpejt dhe se nuk kishte marrë asnjëherë para nga prindërit.

“Ishte e vështirë, por edhe eksituese”, theksoi ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA