Hungari, fytyra e Jezu Krishtit kapet nga Google
06/07/2010 17:40
Imazhi i fytyrës së Jezu Krishtit është shfaqur online në Google Earth.
Disa persona, duke eksploruar virtualisht cepat e vendeve më të fshehta të Hungarisë, kanë vënë re shëmbëlltyrën e imazhit të Krishtit në një fushë pranë Puspokladany. “Nuk jam një fetar që shikon kudo por në kërë rast është e pamundur të mos e shikosh fytyrën e Jezusit”, rrëfehet një 26 vjecar.
Dikush e ka parë këtë imazh ne një hekur rrobash, dukush tjetër në gotën e birrës, por këtë herë imazhet vijnë pikërisht nga hapësira ku sateliti ka filmuar një pjesë të fushës në afërsi të qytezës Puspokladany.
Top Channel