Formulari A2, çfarë do të përmbajë

06/07/2010 08:35

Menjëherë pas publikimit të rezultateve të provimeve me zgjedhje, maturantët do të kenë në duar formularin A2, ku do të përcaktojnë degët e tyre të preferuara.

Edhe pse kanë zhvilluar të gjitha provimet e Maturës Shtetërore, ata janë ende në ankth për rezultatin final.

Kjo do të thotë që ata do të qetësohen vetëm pasi të kenë lexuar emrin në njërin prej fakulteteve të përzgjedhura, sipas parimit meritë-preferencë.

Këtë do ta përcaktojë vetëm plotësimi i formularit A2, i cili ka të përcaktuara saktësisht 10 degët e universiteteve të Tiranës.

Ai pritet të shpërndahet, pas datës 15 korrik, në të gjitha shkollat e mesme të vendit. Burime nga Ministria e Arsimit bëjnë të ditur se nuk ka ende një datë të saktë për ditën kur do të bëhet plotësimi i tij.

Bazuar në rregulloren e Maturës Shtetërore, pritet që publikimi i rezultateve të provimeve me zgjedhje të bëhet më datë 15 korrik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA