Clooney, së shpejti në gjykatë
06/07/2010 14:00
George Clooney do të udhëtojë sërish në Milano të Italisë, por jo për ndonjë premierë filmi apo event kulturor…ai do të paraqitet në gjykate.
Bukuroshi George është thirrur për të dëshmuar në një proces që ka si të pandehur tre persona të akuzuar për mashtrim, falsifikim dhe se kanë prodhuar veshje që mbajnë firmën e aktorit, pa dijeninë e tij.
George ka frikë që të shkojë në sallën e gjyqit pa marrë më parë sigurinë se rruga e tij do të jetë e hapur, duke ditur edhe popullaritetin që gëzon.
Autoritetet kanë garantuar siguri të plotë për Clooney, i cili pritet të flasë në gjyq si rrallë herë.
Top Channel