Cheryl Cole infektohet me malarje

06/07/2010 16:15

Ka qënë virusi i malarjes ai që i ka shkaktuar gjendjen e të fikëtit këngëtares britanike Cheryl Cole gjatë një seti fotografik.

Ajo vizitoi shtetin afrikan të Tanzanisë rreth tre javë më parë dhe aty mendohet se ka rënë në kontakt me virusin e rrezikshëm. Ajo shkoi në vendin e largët bashkë me shokun 25 vjecar Derek Hough për të kaluar disa ditë larg stresit të punës.

Mendohet se sëmundjen ia kanë transmetuar mushkonjat vrasëse. Pas problemeve të ditës së shtunë, fillimisht u mendua për një problem gastrointestinal dhe Cheryl mori një javë pushime por gjendja u përkeqësua të dielën dhe ajo u transportua me urgjencë në spital.

Këngëtarja do qëndrojë nën vëzhgimin e mjekëve për dy javë dhe kjo vë në rrezik pjesëmarrjen e saj në jurinë e programma “X Factor”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA