Argjentinë, federata mbështet Maradonën

06/07/2010 03:40

Pas mbështetjes që mori prej tifozerisë argjentinase edhe pse u eleminua në mënyrë të turpshme prej Botërorit pas humbjes 4-0 ndaj Gjermanisë, Maradona ka marrë edhe përkrahjen e kreu të Federatës së Futbollit të Argjentinës, Hulio Grondona.

Sipas mediave argjentinase Grondona dëshiron që trajneri aktual, Diego Maradona të drejtojë kombëtaren edhe gjatë zhvillimit të evenimentit futbollistik të kontinentit amerikano-latin, “Coppa America”, i cili do të mbahet vitin e ardhshëm në Argjentinë.

Megjithatë federate duhet të presë vendimin e Maradonës i cili pas kthimit në atdhe deklaroi par fansave të tij se me Argjentinën u mbyll një cikël duke nënkuptuar se mund të largohet nga pankina e “selection”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA