Arbitri uruguajan: Goli i Lampard? Nuk ishte gabim

06/07/2010 15:20

Goli i rregullt i Lampard në ndeshjen Gjermani-Angli që ka ngjallur shumë polemika, ka bërë që të reagojë edhe anësori i shumëpërfolur nga Uruguaji, Espinosa.

“Nuk mund të flitet për gabim sepse nuk është një gabim teknik. Ishte një rastësi, një fatalitet. Topi u përplas shumë shpejt dhe ishte e pamundur ta shikoje, pavarësisht pozicionit tim të mirë”, shprehet Espinoza.

Goli i mesfushorit anglez duhej t’i jepte barazimin 2-2 Anglisë dhe gjate pushimit treshja e arbitrave e kuptoi se kishte gabuar rëndë.

“Në pushim nuk i pamë imazhet por në ajër ndihej tensioni. Imazhet e dhëna në fushe e tregonin qartë. U ndiem shumë keq pas shumë sakrificave që kaluam në mënyrë që botërori të shkontë sa më mirë”, përfundon Espinoza.   

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA