Uruguaj-Holandë, arbitri Ravshan Irmatov
05/07/2010 21:45
Do të jetë uzbekistanasi Ravshan Irmatov, arbitri i gjysmëfinalës së botërorit mes Uruguajit dhe Holandës.
FIFA e ka caktuar edhe asistentët: Rafael Ilyasov, edhe ky nga Uzbekistani, dhe Bakhadyr Kochkarov, nga Kirgizistani.
Arbitri i katërt do të jetë japonezi Yuichi Nishimura dhe rezervë japonezi Toru Sagara.
Irmatov kishte drejtuar edhe çerekfinalen mes Gjermanisë dhe Argjentinës.
Ndërkohë drejtuesi i gjysmëfinales tjetër mes Gjermanisë dhe Spanjës, të mërkurën në Durban, do të jetë hungarezi Viktor Kassai.
Asistentët e anës do të jenë bashkëkombasit Gabor Eros e Tibor Vamos, arbitri i katërt belgu Frank De Bleeckere, ndërsa arbitri rezervë një tjetër belg, Peter Hermans.
Top Channel