
Zhvillimi urban dhe ndërtimet e shumta me dhe pa leje, kanë shkaktuar dëmtime masive dhe të pakthyeshme të trashëgimisë kulturore.
Ekspertë të fushës, studiues dhe gazetarë diskutuan sot ndërtimin e një aksioni shoqëror të përbashkët për frenimin e kësaj vale shkatërrimi në dëm të historisë dhe kulturës shqiptare.
“Megjithëse trashëgimia kulturore nuk është kolosale, edhe ajo pak që është vazhdon të dëmtohet pa rreshtur. Po bëhen ndërtime dhe spastrime që po i dëmtojnë”, ka deklaruar specialisti Artan Lame.
Ndërsa arkeologu Lorenc Bejko ka kërkuar një angazhim me seriz nga pushteti vendor dhe ai lokal. “Duhet të ketë një studim për trashëgiminë kulturore. Qeveria vendore në këtë drejtim ka përgjegjësinë e saj, por edhe qeveria qëndrore duhet të sillet me seriozitet”, është shprehur ai.
Top Channel