
Deklarata të ashpra të Wesley Sneijder. Në revistën holandeze “Helden” ai bën një krahasim mes trajnerit të Holandës, Bert Van Marwijk, dhe dy drejtuesve teknikë, Dungës dhe Maradonës.
“Është bukur të kesh dikë në timon që arrin të japë qetësi dhe nuk të transmeton panik. Pas një pjese të parë të vështirë kundër Brazilit arritëm të qendrojmë të qetë. Preferoj të kem një si Van Marwijk në bankinë, sesa dy idiotë si Maradona dhe Dunga”, është shprehur futbollisti portokalli.
Fjalët e ashpra që vijnë nga një kandidat për “Topin e artë”, sigurisht që nuk duken bukur.
Sneijder komenton më pas hyrjen në gjysmëfinale të Holandës, duke ia atribuar pikrisht trajnerit motivin e suksesit.
“Të gjithë flisnin për katër fantastikët (Sneijder, Robben, Van Persie e Van Der Vaart), por shikoni si luan Kuyt. Është një titullar i qendrueshëm dhe kjo është e drejtë. Ishte e drejtë të mos hiqej as Van Persie pasi është shumë i vlefshëm për ne”, ka përfunduar ai.
Top Channel