Riformatimi i kombëtareve

05/07/2010 14:25

Ky botëror ka rezultuar zhgënjyes për shumë skuadra të mëdha, të cilat e kanë hedhur pas krahëve eksperiencën e hidhur të Afrikës së Jugut, duke ndërtuar në letër kombëtaret e së ardhmes të cilat do udhëtojnë drejt Brazilit në vitin 2014. Franca, Argjentina, Anglia dhe Brazili sapo kanë nisur fazën e rindërtimit dhe emrat nuk mungojnë.

Franca

Laurent Blanc do t’i japë një frymë të re ekipit pasi gjithcka arriti kulmin në fushatën afrikane ku shumë lojtarë u rebeluan ndaj teknikut Domenech. Abidal, Gallas, Govou, Malouda, Henry dhe Anelka nuk do jenë në Brazil, ndërsa skuadra e së ardhmes sillet rreth të riut Gourcouff. Evra mund të jetë sërish, ndërsa Ribery do arrijë 31 vjec dhe është në dyshim. Një tjetër i ri premtues është Samir Nasri që bashkë me Karim Benzema mund të formojnë sulmin. Sakho i datëlindjes 1990 është një tjetër emër premtues, ndërsa nuk duhen lënë jashtë vëmendjes as Sagna, Corchia, Diaby, Yann M’Vila, Capoue, Younousse Sankhare, Anthony Modeste dhe Gabriel Obertan.

Anglia

Ndoshta ishte botërori i fundit për yjet Ferdinand, Terry, Gerrard e Lampard, ndërsa Lennon, Milner, Johnson e Rooney, mund tap resin biletën për në Brazil. Shpresa e së ardhmes për portën është Hart i datëlindjes 1987, ndërsa Muamba i Bolton premton për të ardhmen. Rose i Tottenham është një tjetër element interesant, ndërsa Walcott mund të jetë ylli që do shkëlqejë. Carroll i Newcastle ka dhënë sinjale të rëndësishme. Gosling i Everton mund të mbajë peshën e mesfushës.

Brazili

Me shumë mundësi Brazili i ri do të drejtohet nga ish trajneri i Milanit, Leonardo. Ka treguar se është një teknik me synime të qarta ofensive dhe federata e ka në plan të parë për të rikthyer kombëtaren Selecao në rrënjët e saj. Emri më i sigurt është mesfushori i Benfikës, Ramires, ndërsa Julio Cesar, Thiago Silva e Robinho janë në dyshim. Këtë herë me siguri do jetë Pato por edhe i riu Douglas Costa. Pjesa tjetër është e vështirë per t’u zgjedhur por disa nga emrat e mundshëm janë; Giuliano (1990, Internacional), Toloi (1990, Goias), Alan Kardec (1989, Benfika, Coutinho (1992, Inter), Neymar (1992, Santos), Paulo Henrique Ganso (1989, Santos), Diego Renan (1990, Cruzeiro), Alex Teixeira (1990, Shakhtar), Maylson (1989 Gremio), Keirrison (1988, Fiorentina).

Argjentina

Kombëtarja e yjeve të këtij viti me siguri ka shumë lojtarë që synojnë të luajnë edhe në Brazil sepse pjesa më e madhe e skuadrës është në një moshë të re. Trajneri i ardhshëm i Argjentinës, qoftë ky edhe Maradona, do ketë më shumë punë në mesfushë dhe mbrojtje. Otamendi është themeli i repartit difensiv, ndërsa portieri Romero mund ta ketë vendin e titullarit të sigurt nëse vazhdon rritjen.  Burdisso, Heinze, Veron, Demichelis, Samuel, Palermo dhe Milito do largohen shumë shpejt, ndërsa Messi, Higuain, Pastore, Aguero, Mascherano, Tevez dhe Di Maria do rinisen nga Brazili. Të rinj të tjerë që duhen mbajtur nën vëshgim; Sebastian Emanuel Gonzalez (San Lorenzo 1992), Mauro Alberto Diaz (1991  River Plate), Nervo (1991 Arsenal de Sarandi), Rogelio Funes Mori (1991 River Plate), Franco Zuculini (1990 Hoffenheim), Salvio (1990, Atletico Madrid), Piatti (1989, Almeria), Di Santo (1989, Chelsea), Meza (1990, San Lorenzo).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA