Ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti mblodhi sot Këshillin konsultativ të biznesit për të diskutuar mbi projektligjin e ri që ndryshon tarifën për reklamat e biznesit.
Ndryshimet do të prekin tabelat me sipërfaqe më shumë se 12 metër katror, për të cilat aktualisht cmimi nuk paguhet për cdo metër katror, por me tarifë fikse.
Sipas ligjit ekzistues, paguhen 45.000 lekë në vit për cdo metër katror për tabelat deri në 12 metër katror mbi këtë sipërfaqe, ndërkohë që tabelat e tjera llogariten sikur të ishin 12 metra katrorë.
Gjatë mbledhjes pati propozime edhe nga pjesëtarë të Këshillit, sic ishte propozimi i kryetarit të Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, i cili propozoi që në ligj të përcaktohen qartë sa do të jenë përmasat e tabelave për qëllime identifikimi në mënyrë që kjo mos të përdoret edhe si tabelë reklamimi nga biznesi.
Top Channel