Paraguaj, lojtarët priten si heronj

05/07/2010 22:50

Paraqitja e shkëlqyer në Botëror duke arritur deri në çerekfinale, për t’u eleminuar më pas prej Spanjës vetëm me një gol, duket se ka kënaqur tifozët paraguajanë, me në krye presidentin e vendit, Fernando Lugo.

Kombëtarja amerikano-latine ka mbërritur në aeroportin e kryeqytetit Asuncion ku është pritur nga me brohoritje nga mbi 10 mijë tifozë e përkrahës. Në aeroport ishte edhe presidenti i Paraguajit, Fernando Lugo i shoqëruar nga disa zyrtarë të tjerë të lartë të vendit.

Pas zbritjes i gjithë stafi u nderua me medalje “në shenjë mirënjohje për kontributin e tyre në shkëlqimin e vendit në Botëror”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA