Ritet, traditat dhe zakonet janë ato që bëjnë ligjin në shumë rajone të planetit.
Por kur në mes futen edhe traditat fetare gjithcka ndërlikohet dhe bëhet më tragjike. Kështu ka ndodhur në Pakistan ku një grua dhe vajza e saj janë dhunuar barbarisht nga 14 persona në provincën e Punxhabit.
Sipas televizionit DawnNews, grupi i meshkujve ka dhunuar rëndë shtetasen Allah Wasai dhe vajzën Ashraf Mai ndërsa ato po shkonin në punë. Shkaku? Banal! Mamaja nuk kishte gjetur rrugën e drejtë për të edukuar të birin, i cili kishte nisur një lidhje të jashtëligjshme me një të re në qytet.
Banorët e qytetit Shehr Sultan kanë rrëfyer ngjarjen duke theksuar se babai i vajzës, Safdar dhe 13 persona të tjerë ia kanë nxjerrë inatin mamasë së djalit dhe motrës së tij.
Top Channel