OJF-të, probleme me transparencën

05/07/2010 16:35

Angazhimi qytetar në nismat e shoqërise civile është shumë i ulet dhe vëmendja e shoqërise civile është e drejtuar tek projektet e financuara nga donatorët.

Sipas raportit të fundit mbi shoqërine civile vetëm 18.4 % e qytetarëve janë pjesëmarrës në aktivitetet e shoqërise civile në Shqiperi, megjithëse 57 % e tyre janë shprehur të gatshëm të bashkëpunojnë, nëse kane besim tek organizatoret.

“Sektori i shoqerise civile eshte nje aktor eficent ne promovimin e demokracise, dhe mireqeverisjes  po i cili ka ende per te bere ne lidhje me praktimin e brendshem te qeverisje demokratike. 42 % e organizatave refuzojne te ofrojne nje burime publik informacioni nga ku mund te merren te dhenat e tyre financiare”, Gulden Turkoz Cosllett, perfaqesuese e PNUD-it.

Studimi ka evidentuar se 42 .1% e organizatave te anketuara refuzojne te bejne transparente te dhenat e tyre financiare dhe vetem 8% e tyre vendimet i marrin permes anetareve te tyre. Por ajo qe krijon me teper shqetesim eshte se 75 .3% e organizatave punojne duke u bazuar tek prioritet e donatoreve dhe jo tek prioritet e shoqerise.

“Axhenda e shoqerise civile nxitet nga nevojat e donatoreve, ndaj kerkohet qe te nderrmerret nje qasje afatgjate financimi e shoqerise civile. Ne Shqiperi vihet re nje pjesmarrje e ulet e qytetareve ne organizmat e shoqerise civile”, tha ambasadori Helmut Lohan.

Ne kete raport ku eshte kryer nje skaner i shoqerise civile ka rezultuar se vetem 33 % e qytetareve vetedeklarohen si besimtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA