Mamurras, digjet automjeti i kryeplakut
05/07/2010 14:30
Persona të paidentifikuar deri tani kanë spërkatur me benzinë më pas i kanë vënë zjarrin autovetures së kryeplakut të fshatit Fushë-Mamurras, Bashkim Lika.
Sipas burimeve te polcise se Kurbinit mesohet se zjarri është vënë në mënyrë të qëllimshme, ndërsa po punohet për gjetjen dhe indentifikimin e autorëve.
Pronari i mjetit menjëherë ka lajmëruar policinë dhe repartin e zjarrfikseve që kane ardhur ne vendin e ngjarjes, duke realizuar fikjen e zjarrit ne nje kohe shume te shpejte. Policia po punon per gjetjen e autoreve të vendosjes së zjarrit. Dyshimet e para lidhen me detyren e tij ne pushtetin vendor.
Top Channel