LSI: Qeveria lexoi votën e shqiptarëve

05/07/2010 19:45

Lëvizja Socialiste për Integrim ka vlerësuar qeverisjen e koalicionit me PD, kur është bërë një vit nga krijimi i tij.

Në një konferencë për shtyp, përfaqësuesi i LSI, Luan Rama ka deklaruar se koalicioni qeverisës mbajti premtimet dhe coi Shqipërinë drejt integrimit.

“Koha i dha të drejtë LSI-së pasi ne jo vetëm lexuam me shumë realizëm e përgjegjshmëri votën e shqiptarëve, por ju përgjigjëm me shumë përgjegjshmëri mesazhit që sillte ajo votë, që imponoi krijimin e këtij koalicioni qeverisës, që rezultoi koalicioni i integrimit evropian të Shqipërisë”, ka pohuar Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA