Kelly Rowland: S’e kam kompleksin e linjave

05/07/2010 11:35

Kelly Rowland nuk ka qënë asnjëherë e fiksuar pas linjave prefekte. Këtë pohim ajo e bën në një intervistë ku thekson se nuk ka menduar asnjëherë që të humbasë sa më shumë kg dhe gjithashtu nuk është vënë në siklet nga linjat e saj.

“Më pëlqen të kem linja të mbushura sepse meshkujt gjithashtu i pëlqejnë”, shprehet Rowland. Këngëtarja shton se veshjet e saj janë të masës 8 por ndonjëherë edhe 10 apo 12 por anjëherë kjo nuk e ka shqetësuar.

Ish pjesëtarja e Destiny’s Child shton se nuk do lejojë asnjëherë që në trupin e saj të kryhen ndërhyrje kozmetike. “Nuk do përdor asnjëherë Botox, në asnjë mënyrë. Nuk kam komplekse”, përfundon Roëland.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA