Holandë-Uruguaj, gjysmëfinale e “përgjysmuar”

05/07/2010 09:30

Telashe në horizont për trajnerin e Holandës në prag të ndeshjes gjysmëfinale kundër Uruguajit.

Bert Van Marwijk duhet të bëjë pa sulmuesin titullar Robin van Persie, i dëmtuar në përballjen me Brazilin. Ai vuan ende nga dhimbjet dhe mungesa e tij mund të kthehet në një problem të vërtetë për holandezët, të cilët nuk do kenë për shkak kartonash edhe De Jong e Van der Wiel.

Por “tulipanët” do kenë përballë një kundërshtar të përgjysmuar pasi edhe kapiteni i Uruguajit, Diego Lugano mund të mungojë për shkak të dëmtimit të pësuar kundër Ganës.

“Nëse nuk jam 100 % në formë nuk luaj. Kam kryer stërvitje në palestër por gjuri po më krijon probleme. Eshtë një situatë e komplikuar me të cilën duhet të përballem me qetësi edhe pse bëhet fjalë për gjysmëfinalen e botërorit. Në cdo rast këtu ka shumë lojtarë të mirë dhe kushdo që do zbresë në fushë do dijë si të luajë. Do tregojmë të gjitha cilësitë tona”, thekson Lugano.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA