Goli i Lampard kundër Gjermanisë, “një fatalitet”

05/07/2010 20:30

Nuk do që të flitet për një gabim, sesa për një “fatalitet”. Arbitri anësor uruguajan, Mauricio Espinosa, i cili nuk i njohu një gol të Frank Lampard kundër Gjermanisë, edhe pse topi kishte kaluar vizën pasi u përplas në traversë, nuk dorëzohet as përpara imazheve televizive të takimit.

“Nuk mund të flitet për një gabim, pasi nuk është një gabim teknik. Ishte një fatalitet. Topi ishte aq i shpejt sa ishte e pamundur të vihej re që kishte kaluar vijën e portës, edhe nëse do të kishe një vendosje të mirë. Janë ngjarje që në futboll ndodhin”, është shprehur ai për të përditshmen uruguajane, “El Pais”.

Goditja e Lampard do i kishte dhënë Anglisë golin e barazimit 2-2 në takimin kundër Gjermanisë, të fituar nga kjo e fundit 4-1.

Top Channel