Foto radarë në autostrada

05/07/2010 15:30

Kush ka këmbën e rëndë në pedalin e gazit do të duhet të tregoje më shumë kujdes nëse nuk dëshiron të ketë probleme me policinë rrugore.

Në autostradat tona janë vendosur foto radare qe do te regjistrojne cdo tejkalim shpejtesie te drejtuesve te mjeteve, gjoba per te cilet do te pritet automatikisht.

Teknologjia e fundit me te cilen eshte pajisur  Njesia e Kontrollit te Autostradave zevendeson punen e 450 punonjesve te policise. Radaret e fjales se fundit, cila perdoren ne vendet perendimore.

Teknologjia e re, e vendosur ne cdo autostrade apo superstrade si edhe ato ne automjetet e kesaj njesie qe do te drejtohet nga Krenar Ahmeti do te jene prove e pakundershtueshme per ata qe shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

“Kudo ku ka probleme, kjo njësi do të ndërhyje për t’i ardhur në ndihmë patrullave”, u shpreh ministri Lulzim Basha.

Radaret e vendosur fotografojne drejtuesin dhe automjetin e tij, gjate kohes qe kryen shkeljen. Gjoba se bashku me foton do te postohet ne shtepine e shkelesit te rregullave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA