Fier, vonesa në miratimin e planit e qytetit

05/07/2010 08:00

Qendra e qytetit të Fierit mund të cilësohet ende një zonë e ndaluar për ambiciet e ndërtuesve të shumtë, si dhe të investimeve që ata duan të realizojnë.

Ka afro tre muaj që plani rregullues i qendrës së qytetit të Fierit është miratuar nga Këshilli i Rregullimit të Bashkisë. Ky i fundit ka miratuar edhe variantet e zhvillimit urbanistik, por prej tre muajsh miratimin e qendrës së qytetit të Fierit e mban peng KKRRTSH-në.

“Ne kemi reflektuar të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet që na janë bërë. Pas këtyre ndryshimeve kemi dërguar dosjen në sekretarinë teknike të KKRRTSH-së. Ka disa ditë që dosja i është dërguar autoritetit përkatës, por ende nuk kemi asnjë sinjal”, ka thënë kryetari i bashkisë Fier, Baftjar Zeqaj.

Më tej kryebashkiaku është përqendruar te ndryshimi i ligjit për urbanistikën. “Në përgjithësi, ligji për urbanistikën ka ndryshime. Është duke u diskutuar akoma nëse qendra duhet të futet në KKRRTSH apo do të miratohet nga këshilli teknik apo nga një njësi tjetër që është parashikuar në ligjin e ri. Ky moment shpresojmë të përcaktohet shumë shpejt e për rrjedhojë, shpresojmë që shumë shpejt të kemi të miratuar edhe qendrën e qytetit”, ka vijuar më tek kryetari i bashkisë, Baftjar Zeqaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA