Thesari legjendar i Habsburgëve gjendet në Kanada, del në dritë diamanti 137 karatësh
Kur në mes të xhunglës ekuadoriane në kufi me Kolumbinë, agjentët amerikanë të antidrogës kanë zbuluar një nëndetëse të gjatë 30 metra, nuk u kanë besuar syve.
Kohët e fundit është kthyer në modë që trafikantët të përdorin nëndetëset për transportimin e kokainës, por ky mjet është vërtet i vecantë. Nëndetësja 30 metra e gjatë është shumë e sofistikuar dhe objektivi i saj ishte Amerika Veriore ku mund të transportonte mijëra tonelata drogë.
Përbëhet nga një motor elektrik që furnizohet nga gazoili, ka periskop, ajër të kondisionuar dhe është shumë e sofistikuar. Kjo nuk është hera e parë që një nëndetëse sekuestrohet, por gjithësesi bëhet fjalë për mjetin më të sofistikuar të kapur deri më sot nga frocat anti-drogë. Drejtori i DEA-s, Jay Bergman, shprehet për Associated Press se operacioni u zhvillua ditën e premte.
Top Channel