C. Ronaldo: Për fëmijën do kujdesem vetëm unë
05/07/2010 15:35
Cristiano Ronaldo ka vendosur të bëhet baba single. Pasi ka dhënë lajmin në Facebook e Twitter, portugezi ka deklaruar se vogëlushi do të rritet nën tutelën e tij.
Për identitetin e të ëmës nuk ka asnjë të re, por zërat flasin për një marrëveshje të firmosur nga gruaja ku i jepet e drejta për t’u kujdesur për fëmijën.
Vogëlushi do të rritet me babanë e famshëm, edhe pse duket më e arsyeshme të mendosh se do të jetë gjyshe Dolores që do të merret me të, duke pasur parasysh impenjimet dhe pasionin e tij për jetën e bukur, që rrallë përputhen me detyrimet prindërore.
Top Channel