Borchardt: Kriza, jashtë udhërrëfyesit
05/07/2010 19:10
Kriza e brendshme politike në Shqipëri nuk është pjesë e udhërrëfyesit të vizave. Kështu u shpreh ambasadori gjerman Bernd Borchardt gjatë një vizite në Gjirokastër.
Pasi u pyet nga gazetarët, ambasadori Borchardt u shpreh optimist për liberalizimin e vizave me Shqipërinë.
Po ashtu, ai shtoi se qeveria që ai perfaqëson po jep kontributin e vetë për kapërcimin e ngërcit politik dhe shprehu besimin për zgjidhjen sa më shpejt të kësaj situate.
Në Gjirokastër, ku ambasadori Borchardt u prit nga kryetari i bashkisë Flamur Bime, ka disa projekte që janë realizuar me financime gjermane.
Top Channel