Aguilera kërkon suksesin në kinema
05/07/2010 11:20
Pas deshtimit me albumin “Bionic”, Christina Aguilera tenton të rifitojë pozitën ne kinema me filmin “Berlusque”.
Ky film flet për historinë e një vajze që le provincën për të jetuar në Los Angeles. Ajo nis jetën në një klub nate ku duhet të përballet me rivalitetin e një femre tjetër të interpretuar nga Cher.
“Historia më tërhoqi menjëherë pasi rrëfen vuajtjet e një vajze që është e detyruar të rritet vetëm. Ideja e klubit berlusque më ka tërhequr gjithmonë”, rrëfen Aguilera për “Today”. Më tej ajo shton se Cher është një profesioniste e madhe dhe e ka ndihmuar shumë të përshtatet me rolin e protagonistes Antin.
Top Channel