LSI ftesë për ndryshimin e Kodit Zgjedhor

04/07/2010 20:15

Lëvizja Socialiste për Integrim me anë të Sekretari të ri të Marrëdhënieve me Publikun, Ardit Çela përsëriti ftesën për t’u ulur sa më parë për të rishikuar Kodin Zgjedhor.

“Kemi kërkuar këtë komunikim me ju për t’i bërë edhe njëhërë ftesë të gjithë aktorëve politikë, veçanërisht opozitës dhe Partisë Socialiste për t’iu përgjigjur pozitivisht kërkesës së Lëvizjes Socialiste për Integrim, njëkohësisht edhe kërkesës së partnerëve tanë ndërkombëtar, për t’u ulur në tryezën e bashkëpunimit për të rifilluar sa më parë punën për reformën zgjedhore”, deklaroi sekretari për Marrëdhëniet më Publikun, Ardit Çela.

Vitin e ardhshem vendi do te perballet me zgjedhje te reja lokale, por mazhoranca dhe opozita duket se per momentin kane axhenda te ndryshme politike. Madje opozita, ne emer te transparences, ka paralajmeruar protesta te reja ne shtator.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA