Cristiano Ronaldo, baba për herë të parë

04/07/2010 13:40

“Me gëzim të madh ju informoj se jam bërë baba”. Kjo është deklarata bombë e sulmuesit të Real Madrid, Cristiano Ronaldo, i cili mesa duket e ka harruar shpejt zhënjimin që i dhuroi botërori.

“Sipas marrëveshjes me të ëmën e fëmijës, fëmijën do ta mbaj unë”, shton asi portugez. Ai thekson se nuk do të jepet asnjë detaj në lidhje me emrin e mamasë së fëmijës dhe kërkon që të gjithë të respektojnë të drejtën e tij të privatësië.

“Kërkoj gjithashtu edhe të drejtën e privatësisë për fëmijën, të paktën për një cështje si kjo”, përfundon sulmuesi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA