Van Marwijk: Melo, turpi i Brazilit

03/07/2010 11:10

“Felipe Melo ka qenë turpi i futbollit brazilian”. Ky është gjykimi i ashpër i trajnerit të Holandës, Bert van Marwijk.

“Kam parë me gjakftohtësi imazhet se çfarë i bëri Robenit. Në vend që të thoshte se nuk donte t’i bënte keq, duhet të turpërohet për veten e vet dhe Brazilin”, theksoi holandezi.

“Na kanë provokuar, por ne kemi qenë më të mirë dhe më të qetë se ata. Ndeshja mund të fitohej 4-1 ose 5-1”, theksoi Van Marwijk.

Top Channel