Suarez: Tani dora e Zotit është e imja
03/07/2010 14:50
“Jam unë tani që kam dorën e Zotit”. Kështu është shprehur Luis Suarez duke iu referuar Diego Maradonës pas golit me dorë ndaj Anglisë në botërorin e 1986-ës.
“Nuk kisha zgjedhje tjetër”, është shprehur sulmuesi teksa fliste për gjestin e tij që pengoi Ganën të shënojë në minutën e 120 kundër Uruguajit.
Suarez ka ndalur me dorë një goditje të Adiyiah që do i ketë dhënë Ganës kualifikimin në gjysmëfinale.
Gyan ka gjuajtur në tranversë penalltinë dhe topi ka dalë jashtë. Gjithçka u zgjidh më pas me penallti dhe Uruguaji ka fituar 5-3.
Top Channel