Zyrtari i lartë i NATO-s, Larry Rossin ka deklaruar se situata në Kosovë është e mirë, pavarësisht ngjarjes së djeshme në Mitrovicë.

Në një intervistë për “REL”, Rossin ka folur edhe për mundësinë e reduktimit të trupave të NATO-s në Kosovë.

“Ka pasur gjithmonë incidente në veri të Kosovës, por kjo do të merret parasysh në kohën e duhur, kur do të bëhet një propozim, dhe jo tani”, ka pohuar Rossin.

Sipas tij, situata në Kosovë është në nivelin e parashikuar dhe reduktimi i trupave do të bëhet atëherë kur të jenë plotësuar kushtet e tjera.

“Aktualisht kemi arritur në të ashtuquajturën “porta e parë” dhe nuk ka ende një propozim për të lëvizur tek “porta e dytë”. Pra, jemi aty ku duhet dhe nuk do të ketë ndryshime derisa Aleanca të vendosë se janë plotësuar kushtet”, ka shtuar Rossin.

Top Channel