Loew: Rezultat i paimagjinueshëm

03/07/2010 19:00

“Një rezultat si ky ishte i paimagjinueshëm para ndeshjes. Shënimi i katër golave në këtë mënyrë është dicka e shkëlqyer”.

Ka qenë ky reagimi i parë i trajnerit të Gjermanisë, Joachim Loew, pas fitores 4-0 ndaj Argjentinës së Maradonës.

“Ajo që bëmë në pjesën e dytë ishte maksimumi. Messi nuk luajti dot, e bllokuam plotësisht dhe nuk bëmë asnjë faull ndaj tij”, shton trajneri gjerman.

Një koment pas ndeshjes ka ardhur edhe nga kapiteni i përfaqësueses gjermane, Philipp Lahm, i cili ka nënvizuar se rruga drejt finales është ende e vështirë.

“Jemi favoritë për titullin? Kushdo që mbërrin në gjysmëfinale është. Spanja dhe Paraguai janë shumë të fortë”, është shprehur Lahm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA