
Gjermania e Joachim Loew ka kaluar në gjysmëfinalen e botërorit Afrikë e Jugut 2010, pasi ka gjunjëzuar me rezultatin 4-0 Argjentinën e Maradonës.
Gjermanët kanë kaluar menjëherë në avantazh me anë të Muller, i cili ka devijuar lehtë me kokë një kros të hedhur në zonë nga Schweinsteiger në minutën e tretë.
Pas golit lojtarët e Maradonës kanë tentuar të reagojnë duke vënë nën presion gjermanët, por pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 1-0.
Pjesën e dytë, amerikano-latinët e kanë nisur në sulm duke goditur disa here portën gjermane, por pa arritur të gjejnë golin.
Gjermanët kane arritur të rimarrin kontrollin e lojës 20 në mesin e fraksionit të dytë te lojës dhe kanë dyfishuar rezultatin me anë të Klose ne minuten e 68-te, pas një asisti të dhënë nga Podolski.
Vetëm pak minuta më vonë, Schewinsteiger ka bere rolin e Messit në zonën argjentinase, duke dribluar tre mbrojtës e duke shërbyer Firedrich, që ka shtyrë topin në rrjetë duke trefishuar rezultatin.
Aty kur mendohej se loja ishte mbyllur, gjermanët kanë bërë një sulm të ri në minutën e ’88, i cili është finalizuar me një tjetër gol te Klose, i cili është rikonfirmuar si një prej shënuesve më të mirë te botërorit, duke arritur Higuain, Villa e Muller ne kuoten e 4 golave.
Argjentina nuk ka dhënë atë lojë që pritej. Ylli i saj Leo Messi nuk ka pasur hapësira për të vepruar, ashtu si dhe Tevez, që ka qenë në cdo cast nën mbikëqyrjen e mbrojtësve gjermanë.
Top Channel