Komandanti i trupave të KFOR-it, Markus Bentler ka shprehur keqardhjen e tij për viktimat e shpërthimit të djeshëm në veri të Mitrovicës.

“Shpreh ngushëllimet e mia për familjet e personave që kanë mbetur të lënduar”, ka deklaruar Bentler.

Ai ka nënvizuar se KFOR njeh të drejtën për protesta paqësore dhe dënon ashpër aktet e dhunës.

“Nuk do të tolerohet asnjë akt që kërcënon sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë”, ka pohuar gjenerali gjerman.

Top Channel