Tadic: Incidenti në Mitrovicë, provokim për paqen
02/07/2010 13:05
Presidenti serb Boris Tadic deklaron se incidenti i sotëm në Mitrovicë ishte provokim për paqen dhe Serbinë.
Sipas presidentit serb, Beogradi do të kërkojë reagimin e të gjitha organizmave ndërkombëtare.
Deklarata e Tadicit u bë pas incidentit të sotëm në Mitrovicë, cituar nga Radio Evropa e Lirë.
Një shpërthim ndodhi në veri të Mitrovicës, në kohën kur rreth një mijë serbe po protestonin kundër hapjes së Zyrës për Regjistrim Civil në këtë lagje.
Top Channel