Shefi i delegacionit të PE për marrëdhëniet me Ballkanin, Eduard Kukan ka deklaruar se vendet e rajonit janë ende shumë larg anëtarësimit në BE.

“Për të qenë realistë dhe duke gjykuar situatën në vendet kandidate, mund të them se do të kalojnë edhe shumë vite derisa ato të plotësojnë kriteret për anëtarësimin”, ka pohuar Kukan në një intervistë për “DW”.

Ai ka konfirmuar perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit, por ka nënvizuar se pas anëtarësimit të Kroacisë procesi i zgjerimit të BE do të ndalet përkohësisht.

“Po bisedohet shumë për ndërprerjen e zgjerimit të BE-së. Që do të ketë një ndërprerje, për këtë bien dakord edhe eurodeputetët. Ata insistojnë që vendet që janë jashtë Unionit të bëjnë hapat e nevojshëm për integrimin”, ka shtuar Kukan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA