Koreja e Jugut, largohet trajneri Moo

02/07/2010 11:30

Bien njëra pas tjetrës kokat e pankinave të kombëtareve pas largimit nga botërori.

Një ditë pasi tekniku i Meksikës, Aguirre la skuadrën e gjelbër, edhe trajneri i Koresë së Jugut, Huh Jung Moo u largua nga drejtimi i kombëtares aziatike. Koreja e Jugut u eleminua në turin e dytë nga Uruguaji që fitoi me rezultatin 2-1 dhe preu biletën për në cerekfinalen e Kupës së Botës.

“Ka trajnerë të zotë për të drejtuar Korenë e Jugut. Mendoj të largohem dhe t’u jap mundësi të tjerëve”, theksoi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA