Julio Cesar: Nuk duhet të shkonte kështu
02/07/2010 20:40
Brazili është nën shok pas eleminimit nga botërori. Julio Cesar qan përpara kamerave të Tv Globo, rrjeti brazilian që transmeton ndeshjet e botërorit.
“Është një rezultat që se priste asnjë. Por fatkeqësisht në futboll ndodhin këto gjëra dhe duhet të sforcohesh të mendosh se bota nuk mbaron këtu. Ishim shumë optimistë, flisnim gjithnjë për rezultate të marra nga ky grup në tre vjet e gjysmë dhe në fakt mbaroi ndryshe…”, është shprehur ai.
Duke folur për ngatërresën në autogolin e Melo, portieri brazilian theksoi se “ishte një moment pavendosmërie fatal mes ne të dyve. Kemi gabuar, por edhe këto në futboll ndodhin”.
Top Channel