Greqi, tjetër grevë masive më 8 korrik
02/07/2010 14:35
Dy sindikatat më të mëdha në Greqi kanë rënë dakord për mbajtjen e një tjetër greve të përgjithshme më 8 korrik, ditë kur Parlamenti do të diskutojë mbi ligjin për reformat e pensioneve.
Ligji në fjalë, që kundërshtohet ashpër nga sindikalistët, parashikon uljen e pensioneve dhe rritjen e moshës së daljes në pension në 65 vjec.
Konfederata e punëtorëve grekë, e cila grumbullon një milion punëtorë të sektorit privat, kërkon gjithashtu tërheqjen e ligjit.
Ndërkohë, grevës do t’i bashkohet edhe Federata e punëtorëve të administratës dhe të sektorit shtetëror të ekonomisë.
Top Channel