FIFA i “shtrëngon dhëmbët” Nigerisë

02/07/2010 12:55

FIFA i ka dhënë 48 orë ultimatum qeverisë nigeriane për të tërhequr pas vendimin e pezullimit të kombëtares për 2 vjet nga cdo aktivitet pas paraqitjes negative në Afrikën e Jugut.

Institucioni më i lartë i futbollit botëror ka bërë me dije se ka rregulla mjaft rigoroze në lidhje me ndërhyrjen e politikës në futboll. “Nëse qeveria nigeriane nuk ndryshon mendje, FIFA do ta pezullojë Nigerinë për një afat të pacaktuar”, theksoi sekretari i përgjithshëm Jerome Valcke.

Ky institucion ka mosmarrëveshje edhe me qeverinë franceze pasi trajneri Domenech u thirr në parlament për të dhënë llogari për dështimin e madh.

Top Channel